Për Ne

Disa gjëra në lidhje me hotelin tonë të bukur

Hotel Scardus ndodhet në pikën më të bukur të Malit Sharr – Kodra e Diellit, vetem 18 km nga qyteti i Tetovës.

Ofron një panoramë relaksuese dhe të mrekullueshme të idilës dimërore dhe të të gjithë stinëve. Hoteli është vendi ideal për të kaluar një aventurë, festat, pushimet familjare, grupe dhe programe korporative, ngjarje biznesi, si dhe një vend ideal për ata të cilët e adhurojnë natyrën dhe qetsinë.
Hoteli luksoz me 4 yje ofron shërbime të cilësisë së lartë duke ofruar një kapacitet prej 140 shtretër të organizuar në dhoma standarde, apartamente dhe Vip Apartamente.
Hoteli disponon me 35 dhoma prej te cilave 18 janë dhoma standard (dhoma dyshe apo teke), 6 dhoma familjare (Junior suite: e cila disponon banjë, dhomëdyshe, kuzhin dhe dhomë ndeje), 9 apartamente ( suita: me banj ,dy dhoma fletjeje, kuzhinë dhe dhomë ndeje) dhe 2 apartmane Vip me katër dhoma fletje, dhomë ndeje, kuzhin, sauna, jakuzzi dhe minibar, të mobiluara me standart dhe kualitet t lart.
Hoteli gjithashtu posedon bar nate, restorant, dhomë të skive, dhome për larje të teshave, sall konference , SPA qendër në kuadër të së cilës ka 2 sauna, Jacuzzi, dy pishina ( për të rritur dhe fëmijë), banjë turke dhe fitness, ndërsa masazha është sipas kërkesës së mysafirit. Disponon parking privat dhe Wi-fi në cdo ambient publik. Restoranti shërben ushqim të shumëllojshëm me kuzhinë internacionale me cilësi të lartë në një ambient relaksues dhe të bukur.
Kontakt

Pavarësisht nëse ju jeni duke kërkuar për pushime, aventurë, takime biznesi apo më shumë, Hotel Scardus është zgjedhja juaj e parë.

HOTEL SCARDUS

Regjistrohu Newsletter tonë