Facebook

Hotel SCARDUS

Call

+389 76 259 806

Instagram

Instagram

Kodra e Diellit, një qendër turistike që ndodhet në pikën më të bukur të Malit Sharr, është një nga qendrat më të mëdha dhe më të bukura për Skijim në Maqedoni. Ndodhet në një lartësi mbidetare mbi 1800m, ndërsa karakterizohet me një numër të madh të majve malore mbi 2500m lartësi mbidetare. Gjendet në një largësi rreth 18km nga Tetova dhe rreth 65km nga Shkupi.

Hotel Scardus ndodhet në këtë perlë të turizmit malor, që ofron relaks dhe rehati në të gjitha stinët. Idila dimërore, natyra magjepsëse, freskia e verës japin një panoramë të mrekullueshme dhe çlodhëse. Hoteli me 4 yje ofron një atmosferë të rehatshme, ku vëmendje të madhe i është kushtuar gërshetimit të modernes dhe tradicionales.

Hotel Scardus ofron shërbime të cilësisë së lartë me një kapacitet prej 140 shtretër, të organizuar në disa tipe të dhomave standarde dhe apartmaneve, ku 2 VIP Apartmanet janë të pajisura me Saunë.

Rëndësi të veçantë i kushtohet dhe Restaurantit, ku mund të shërbeheni me shumëllojshmëri të ushqimeve me cilesi të lartë dhe shije të mrekullueshme. Veçantia e kuzhinës tonë është përdorimi i produkteve lokale dhe produkteve bio, thurrja e kuzhinës tradicionale me kuzhinën internacinale .

Hoteli përveç restaurantit, barit dhe dy sallave për konferenca, që janë të pajisura me të gjitha kushtet profesionale për mbajtjen e mbledhjeve, seminareve dhe konferencave, posedon edhe Spa Qendrën me dy pishina (për të rritur dhe fëmijë), 3 sauna dhe qënder fitnesi. Masazhat ofrohen sipas kërkesës së mysafirit.
Kodra e Diellit si qendër turistike është e njohur për turizëm malor. Posedon 11 Ski-Lifta me gjatësi 11.000m, me kapacitet 8000 skijatorë në orë dhe me gjatësi të pistave rreth 20km. Pistat e skijimit janë të përshtatshme për të gjitha nivelet e skijimit, prej te fillestarët deri te profesionistët.

Përveç skijimit në pista, nga Hotel Scardus organizohet edhe FREE RIDE SKIING (skijim jashtë pistave), ku skijatorët ngjiten me ratrak në pjesët më të bukura të Malit Sharr. Kapaciteti i ratrakit është 15-20 persona dhe shfrytezohet edhe për shëtitje rekreative për ta shijuar panoramën mbresëlënëse dimërore të Malit Sharr.

Poashtu gjatë verës organizohet Turizëm Avanturistik me guida profesionale për Hiking (ecje në mal) në pikat më të bukura të Malit Sharr. Pikënisja bëhet nga Hotel Scardus me lartësi mbidetare 1500m.

* Jellak 1700m lartësi mbidetare – ecje 40 min

* Leshnica 2160m lartësi mbidetare- ecje 4 orë

* Maja e Titos 2749m lartësi mbidetare – ecje 7 orë

* Liqeni i Zi: 2150m lartësi mbidetare – ecje 6-7 orë

* Liqeni i Bogovinës: 1900m lartësi mbidetare- ecje 5 orë

* Liqeni i Bardhë: 2250m  lartësi mbidetare- ecje 6 orë

Gjithashtu në Shtator fillon edhe sezoni i gjuetisë së shpezëve dhe dhiave të egra.

Kodra e Diellit ofron shumëllojshmëri të aktiviteteve gjatë tërë vitit dhe është një parajsë për adhuruesit e natyrës dhe sporteve malore.

All rights reserved to ©Hotel SCARDUS











A Website by:  Ardi H.











2013